Fryma poetike e së dielës me poeten;-Rudina Muharremi BEJA
HAPA NË TERR
———————–
Verbëria zbriti midis nesh
hapat, s’e ndoqën më udhën
vërshuan korbat nëpër terr
buzës, thelluan rrudhën
Humbës të humbur nëmëm errësirën
shpirtrat fikur pak nga pak
Fjalët braktis firomë e fundit
dhe heshtja sundoi në çdo cak
Brenda vetes, trishtimit rri ngujuar
Shndërruar në ishull vetmie ti
Hapat, udhën e kanë humbur
Honi, frikshëm nxin aty
Plaket guri brenda lumit
Zogjtë krahëngrirë më s’fluturojnë
Ëndrrat qajnë brenda gjumit
e dallgët si flakët turfullojnë
Një lot kërkova në sytë e tu
një gjurmë njeriu kam kërkuar
Por shpirtrat, udhën e kanë humbur
verbëria besëprerë i ka verbuar…
/www.qendrapress.com/