Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit AVDYLI

KËSHILLAT E BABËS
Biro
Të kesh kurajën ta thuash atë që mendon
Të mbrosh tjetrin nga vetja
Përballesh me erërat e liga
Me pranverën e dimrin në kopshtin tënd
Ku ke zemrën
Ku ngjyrat e ylberit janë rrugë
Mes ndërtimeve tua të bardha
Drurë me aromë molle mbill
Dashuro lulet me rrënjë të ashtit tënd.
Rri larg të keqit
E faqet e librit të jenë krahu yt
Auckland, 2021
/QendraPress/