Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

VETËM ORË QË E MAT PRITJEN NUK PO GJEJ

( Në një variant të ri )

————————–

Pres të më lajmërohet

a këtu brenda e kam

anise nuk e shoh

vetëm e ndiej se si pulson

me ritmet e zemrës

O Zot seç më drithëron

Ma vë para syve ta shoh

ta prekë

mes buzëve të saja të pushoj

gjatë gjatë e pambarim

Prej që e kam njohur

shushurimën e hapave të saj

jam duke i pritur

Vonesa më jep shpresë

Përderisa ka udhë

do t’ketë dhe ecje ardhje e shkuarje

Vetëm orë që e mat kohën e pritjes

nuk po shoh e nuk po gjej

përveç zemrës

Si dritën

si ujin e bukën e kripën

të trokiturën a zërin e saj pres

për ta përmbyllur me dashuri

këtë torturë të dridhshme ndjenjash

që nuk më gjunjëzon

pa ma marrë frymën

( 4 gusht 2023 )

Bottom of Form

/www.qendrapress.com/