Fryma poetike e së dielës me poetin; Sabit RRUSTEMI

LETËR MIKUT QË M’LA VETËM

( Nazmi Musës, mikut tim të idealeve për liri,

pavarësi e demokraci që, mëngjesin e sotshëm paska ndërruar vend e, jetë…)

Herën e parë kur më le pa fjalë

( viteve më të stuhishme të jetës sonë )

besoja si i marrë se një ditë do të kthehesh

… dhe, ajo ditë zgjati Shtatë vjet

Po sot ku ta gjej atë besim të kahershëm

veten si ta pajtoj

asaj Shpie me Zogj plot

ç’t’i them

Të përfshinë një Çast i Ftohtë si vdekja

dhe … as edhe një Fjalë e vetme

nuk ngushëllon

Njëri prej nesh

përnjëmend i vetëm mbet

… sa për t’dëshmue deri në frymën a mbramë

_______________________________

( Nga Rrezja e Çepurit, Zhegër, 9 korrik 2024 )

 

/www.QendraPress.com/