Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI
NXITO PËR TA ZËNË KËTË LUM
_————————————-
( me pak plotësime )
Ti ma kthen shpinën
e pas ma le një floknajë mali
si fole për sytë e mi
Mos nxito për të ikur shpejt
Një lum ndjenjash malësori
vërshon kah unë
e pas teje lëshohet
Zgjatma dorën
Ato mollëza të trupit tënd
le të bëhen moli im
ku do të prehem pa pushim
Floknaja ime e prushtë
fati im që s’ ikën pa mua
nxito për ta zënë këtë lum
… lumin që herëdokur
në shtratin e moçëm kthehet
( 31 gusht 2014 – 31 gusht 2022 )
/www.qendrapress.com