Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI

NË FRYMËN TËNDE UNË JETOJ

———————————————

( Një nga monologjet e Agim Ramadanit )

Nëse nesër s’ jam aty ku të prisja

mos humb shumë kohë duke u menduar

udhët e krejt botës eci

për t’ më strehuar brenda asaj zemre

N’ atë shtrat të fshehur përplot prush

si zjarr ëndrre do të përftohem

në çdo ngricë e të ftohtë

Përmes Teje le ta dijë njerëzimi

strehëzave të përmallshme

si lumturohem

E nisur dhe e pambaruar jona dashuri

nëpër pika gjaku shkruar

po njëjtësohet me më të ëmblën liri

Nëse më pyet si dikur

ç’të dëshiroj për sot

të jesh më mirë se dje

lutem pa pra

Ago për mua

deri sa t’marrësh frymë

për ta ngrohur ëndrrën time

me Tëndin përqafim

E përbotshmja ime

në frymën tënde Unë jetoj

(8 prill 2013 – 13 prill 2023)

/www.qendrapress.com/