Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sabit RRUSTEMI
GURI I TROLLIT
( variant )
———————
Trolli i Moçëm na pret e dashur
nisemi
Atë VendJete
e dua njëjtë si Ty
Një Gurë Trolli aty
na grishë dashurisht
për t’u puthur si herën e parë
në një ëndërr të pa ngjarë
Ti nuk harron
më thua për t’satën herë
edhe pak
edhe pak
veç edhe pak më prit
Palëve të pritjes
mbështillen ndjenjat
e piqen përditë ngapak
nën dahin e zjarrit që s’shuhet
II.
Në ndërkohë
jeta na gërryen në heshtje
dhe mëria
Për të keqen tonë
i boshatisur mbetet Ai vend
ai Gurë Trolli që u tretë diku
si dashuria
III.
Në një ditë si kjo
nëse pak më do
nisu e mos ndalo
Te Trolli i Moçëm
gjurmën e hijës sime
ma gjej
( 7 maj 2023 )
/www.qendrapress.com/