Fryma poetike e së dielës me poetin:-Sahit F. OSMANI

KUR NJIHNIM VETVETEN
———————————-
S’kemi qenë të verbër të shihnim me sytë e Homerit,
kohërat nëpër shekuj na shkelnin me këmbë,
trimëritë e lavdishme i kthenin në gojëdhëna,
na përvetësonin që të ushqeheshim me gabime
Nga Trungu Ilir , – liritë çelnin të nesërmen,
të njihnim vetveten aty ku jetojmë,
sa herë syri i natës shkreptinte me terrin,
mjegullonte trungun, t’ia priste degët,
e dheun t’ia hante rrënjëve.
Duhej kohë të kalonte, gjersa kthjelloheshim
ta dallonim armikun që kërcënonte ekzistencën tonë
dhe kur njihnim vetveten ta shihnim me sy,
zgjonim kohërat e të parëve që shkreptinin për liri.
/QendraPress