Fryma poetike e së dielës me poetin:-Sahit,F.OSMANI

TË VIJË NJË DITË E NESËRME…
——————————————-
Të vijë një ditë e nesërme, jo si kjo;
e turbullut në qëndrueshmërinë e saj
të përpin e të shuan gjithë lumturinë
dhe jeta merr frymë me lotë e vaj
Të vijë një ditë e nesërme ,jo si kjo,
heshtur qëndron përballë marrëzive
edhe ëndrrën e thurur të pushton
për dashurinë me krahë të engjëjve
Të vijë një ditë e nesërme, jo si kjo,
që pengon kalimin për në ditën tjetër
e të shtyn ditën pa shijuar lumturitë
mbushur plot me dashurinë e zemrës
Të vijë një ditë e nesërme, jo si kjo, por,
t’i zgjojë ndërgjegjet me mirësi
në sy mos të ketë lotë që përvëlojnë
po jeta të rrjedhë me lumin e dritës!
/QendraPress/