Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sami MULAJ

ESHTRAT E KUSHTETUTËS SE PARE

————————————

Kreshtat dukagjinase

pa nda me bubullima,

rrëketë tmerrësisht t’pa mata,

rrembësisht nën qiell të egërsuar

e fusha t’përmbytuna…

Rrufetë shpojnë tokën

mbingarkuar me sekretet që

nuk mund t’i thirrë,

atje poshtë reve të pabesa,

një pëllëmbë tokë,

dikur një strehë e qetë dhe e butë,

shteti e thirri t’parën germë

kushtetutë….

që as Europa nuk e kish,

Dukagjin.

Aty, janë eshtrat e patretur

t’parlamentarit të parë lidhë

n’germa që nuk dinë me vdekë…

Lekë Dukagjin.

Po ku,

O ku janë ato tani…?

THETH – CIRKU I RI

Kush e solli dëshprimin,

cirkun e ri

me emrin Theth.

Peshq të bllokuem në pellg,

Kengë që ndalen

n’kafazin e thyem,

burra që ngrijnë n’ajër

si në t’borës shpellë.

Kush është arkitekt i

 këtij cirku me gënjeshtra ?

Kush duhet të përgjigjet për

pluhurin hedhur në sytë tanë ?

Thethjanët si spektatorë dhe

aktrimi nuk janë aspak shkak për të qarë….

Të gjithë

do t’përfundojmë në gjumë

me za o pa za.

/QendraPress/