Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sami MULAJ

DHE MBI DHE
(…nga ata që nuk kanë flamur, as Skënderbe …)
————————————————————
Trupit të Atdheut,
shtrirë gjerë e gjatë në dhe
as pas katërdhjetë ditësh,
as pas katërdhjetë vitesh
e as pas katërdhjetë shekujsh,
nuk i është nda mishi prej eshtnave,
aty është,
as nuk ka vdekë,…
e as nuk ka me vdekë.
Vetëm dërrasat e vorrit
po i kërcasin,
sa shumë bijtë e tij,
po i shtojnë dhe.
mbi dhe…
SMulaj
Korrik 31, 2025
New Jersey, USA /
QendraPress