Fryma poetike e së dielës me poetin:-Sitki Q.JASHARI

EHHHH, PLEQËRIA . . . !
—————————–
U plaka un’ i mjeri, u treta si qiriu
Malli për fëmijët, shpirtin më griu
Mendja më ysht, të shkoj larg dua
Por s’mundem dot, as deri në krua
I dërmuar, i shkatruar, i mërzitur,
Si jetim, në një fshat të sakatosur
E ç’më lypset jeta, mua haramit
Kur si hyj në punë, as vet shejtanit
Sa mjeran! Këmbët më s’më binden
Dhe duart e çaravitura, më dridhen
Dhe sytë shpesh, më qajnë me lotë
I pa lumtur dje, i pa shpres dhe sotë
Tërheq këmbët e dobëta, zvarë-zvarë
Në kasollen time të shkoj sa më parë
Si kërmilli nga vapa, në guaskë mblidhet
Ashtu të rri, të pres, mbase bota zgjohet…
Ah! Sytë për dreq, s’më bëjnë më dritë
E dhimbshme, se s’ka më për mua ditë…
Dhe me veshët për bes, asgjë s’dëgjoj
E ç’më duhet jeta, kur asgjë nuk shijoj
Në jastëk kokën kam vënë, e qaj pa zë
Për jetën që më iku dhe s’më vjen më
Qaj me dhimbje, me të vetmen shpres
A do t’kem njeri pranë, kur un’ të vdes
/QendraPress/