Fryma poetike e së dielës me poetin ;-Skender BERISHA

SI IA BEHU SHIU

—————————–

E hapi derën era

Pastaj fiu fiu e fiu

Në log vjeshte

U shtrua shiu

Mbi valë diçka psherëtiu

Pak si juga më shumë si veriu

Gjethi ra verdh vetëtiu

Brodhi ujit e përpiu

Psherëtiva e psherëtiva

Nëpër vaun e shpirtit

U përpëlita

Deri te ti nuk arrita

As sot prehje s’gjeta

Ditës së zymtë pak shëtita

Shiu prapë ngriti prita

Lumit e lumit rishtas treta

4 nëntor 2023

/www.qendrapress.com/