Fryma poetike e së dielës me poetin:-Skender BERISHA

MË SHUMË SE VONË

—————————

E vonuar besa e vonuar

Edhe luleshtogu mbaroi

Lumi shterri edhe firoi

Sa shumë ke nguruar

Një vit treti si kjo ditë

Lulebliri del së shpejti

Mbush me erë ta dish

Ti ende as ndreq as prish

Retë vijnë e shprishen pas mali

Gërryen gurë e gurë malli

Këndej e përtej Drini gjelbërim

Nëpër rrjedhë gëlon një përmallim

E vonuar besa e vonuar shumë

U thyen dyert rrahur nga era

Nuk ka trokëllima tjera

Sa trishtueshëm rrjedh ky lumë

17 maj 2025

/QendraPress