Fryma poetike e së dielës me poetin; Sylë Sejdi AHMETI
NJË KUJTIM PËR MIKUN
(Kushtuar mikut poet dhe gazetar Milazim Kadriu, në 5 vjetorin e ikjes në amshim)
——————-
E ruaj me mall
Në kujtimet e mia të vogla
Dhembjen e madhe
Kujtim që nuk harrohet
Dhembjen që nuk shërohet
Për mikun e udhës së shkronjave
Për vargun që la amanet
Ta ndjekim me sytë e shqiponjave
E thërras
E kërkoj ditë për ditë
E natë për natë
Në rrugëtim kërkim të gjatë
Nga mëngjesi në mbrëmje
Nga mbrëmja në mëngjes
Një shenjë të re e ngjes
Dhe kur bije nata
Ah na bashkojnë ëndërrta
Të shkurta..të gjata
Dhe çmallemi duke luajtur me vargje
Duke ndjekur rrugët
E ndërtuar urat me harqe
Dhe shkon me hënën kujtimi për mikun
Se ëndrra iku si flutur
Na e mori rrugëtimin tonë të bukur
Rikthehem rishtas në kujtimin
Dhimbjen time të madhe
Që kurrë nuk e shuaj
Aty lë një vend
Për mikun tim poet
Aty ka edhe një vend për mua
Nuk mundë ta lë vetë
E ndjej lutjen e tij prej mikut
Lutjen e tij të besnikut
Ma ruaj dashurin
Në syrin e skuqur
Në bebëzën e përlotur
Në pjesën e brendshme të qepallave,
Dhe më kujtoni
Kur prekni qerpikun tim
Me qerpikun tuaj,
Të më merrni përjetësisht në shoqëri
Të digjem edhe unë prush
Dua të jem gjithmonë pran jush …
/www.QendraPress.com/