Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sylejman QYQALLA
MOJ SHQIPNI
——————————-
Moj Shqipni,e herrur prej një furçe
Në vend të teatrove-ndërton burgje!
Moj Shqipni,e kalbur moj dhogë
Në vend të bukës-prodhon drogë!
Moj Shqipni pa diell-e mbetur nën hije
Në vend të dritës-prodhon mafie!
Moj Shqipni,sa keq na mbete sakat
Të ikin bij e bija-të shiten në sokak.
Në vend të yjeve-të lulëzon mjerimi
Vashat lakuriqe:”Urdhëro,myshteri!”
Sa keq,moj nënë,të kapi trishtimi…
Nënat për bukë-shesin gjak e mushkëri!
/www.qendrapress.com/