Fryma poetike e së dielës me poetin:-Tahir MUSAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/11/tahir-musaj-473x1024.jpg)
SA SHUMË E DUA ATDHEUN TIM
——————————————-
Vesa e mëngjesit mua dua të më gjejë në Atdheun tim,
Sepse në këtë shpirt ndjenjat më burojnë si vegim,
Dua Dielli im mua të më ngrohë zemrën dhe shpirtin,
Malli për Atdheun në kurbet mua më ngjall dëshpërimin …!!!
Këta sytë e mi të lodhur e të molisur këtu në mërgim,
Vetëm Atdheu,vendi im i bënë që të shkëlqejnë,
Në agimin e mëngjesit dua të shfaqet një Diell i ri,
Ky Diell do të rrezatojë për shpirtin me ngazëllim përsëri …!!!
Sa shumë më pëlqen ylberi me shtatë ngjyrat kur bie shi,
Dua që të thith freskun dhe ajrin e vendlindjes time,
Dua të shikoj shpendët se si fluturojnë lart në qiellin blu,
Shpirti më rehatohet ndjen dashuri veç te ti o vendlindja ime …!!!
Ëndrra ime për vendin tim përhapet si një rreze Dielli,
Në mendjen time mbart mallin e kohës së dikurshme,
Dua të kthehem nga shtegtimi i gjatë ku rehatohet shpirti,
Në Atdheun tim të munguar dua që të frymoj lirshëm …!!!
Në horizontin e pafund të vendit tim mua më prek malli,
Vetëm këtu dua të mbesin gjurmët e mia përgjithmonë,
Kjo rrugë e artë e vendit tim kudo më mbush me dashuri,
E shpirtin tim ma ngre peshë duke ma mbushur me pasion …!!!
/www.QendraPress.com/