Fryma  poetike e së dielës me poetin: Urim MEZINI

JA Ç’MË NDODHI ME HALLET E MIA

—————————————————-

Hallet e dertet e mia,sonte,valës ia besova

E pa mundur dukej,t’i gjeja zgjidhje tjetër

Pasi u lodha për t’gjet rrugëdalje,mendova

Ndihmë t’i kërkoja,dashurisë sime të vjetër

Menjëherë u nisa,doja sa më shpejt të arrija

Rëra e lagur,menjëherë më njohu nga zëri

M’pyeti për gjithçka,dhe,si i kisha nga shtëpia

Ndërsa un’ me çantën në krah,dridhesha i tëri

Valët e detit vështrova për disa minuta

Desha që të zgjidhja,atë valën më të mirë

Krahu po më mpihej nga lodhja,por s’u nguta

Të gjeja valën më të besuar,kisha dëshirë

E dallova nga larg,njëra vinte më e qetë

E ndoqa,s’ia ndava sytë,gjersa u afrua

Ju luta të kujdesej si të isha vetë

Se qenë t’miat derte,paçka se më,s’i dua

Qeshi,e m’premtoi se do t’kujdesem njësoj si ti

M’qetësuan fjalët e saj,me ujin fillova të luaj

Por,s’kaloi shumë kohë e filloj erë e stuhi

Çanta luftonte me dallgët,un’ fillova të vuaj

I shihja e më vinte vërtetë keq për të

Sepse qenë të miat derte dhe halle

U mundova ti gjeja një të sigurt strehë

Por,përfunduan në vorbullën më të madhe.

/www.QendraPress.com/