Fryma poetike e së dielës me poetin:-Xhemajli SHALA.

Sa do të doja
———————-
Sa do të doja
të të përqafoja fort
ty e dashura ime
të mos të lëshoja kurrë dot
Por largësitë flasin
godasin pa mëshirë
ndarjet vijnë pa paralajmërim
aty ku shpresa s’di të rrijë
Do të doja të ishe me mua
ta dije sa dhemb kjo zemër
në çdo çast pa ty pranë
s’dua fjalë ndarjeje kurrë
Sa do të doja dhimbjet
të mos ekzistonin më
as lotët as ndarjet
as fjala “lamtumirë”
/QendraPress/