Fryma  poetike e së dielës me poetin: Ylli POLLOGATI

ME HIJEN NË DILEM

———————————–

Në dilemë me hijen më shumë kërkova:

Një libër i lexuar

që shfletohet si flakurin deti, përgjatë brigjeve.

Si era u ndjeva

Mbi adoleshencën e lodhur përkundur.

Nga duart,

shi t’më rrjedhë filloi,

Si në një lule kopshti, xhepit të vogël, aroma.

Rërës përzjenë me gjethet e rëna gëzimi tek uji rrezatonte.

Aty dashuroj dhe puth thellësinë.

I ri ndihem,

Dhe pse me thinjat grindem, ëndërrimtar të lodhur më shohin.

Duarve, shiu nuk rresht së rrjedhuri

Prej meje rrëshqet e tek ty vjen,

Në gjak kthyer, të fshehtave të shpirtit.

Xhepave, rëra, pikonte

dhe të tëndin portret skicon

Një zë më vjen,

Perëndimit të diellit mbi det

Dhe pse larg, zëmra e ndjen, e njeh,

është yti.

Një ditë e pres,

Si stolinë e shpirtit.

Ylli Pollogati@

/www.QendraPress.com/