Fryma poetike e së dielës me poetin; Zymer H.HALITI
PORTRET SHIU
—————————-
Sonte mes pikave të shiut
pikturova portretin tënd …
ashtu siç bien lotët e fëmijës
kur kërkon nënën anekënd.
Fytyrën ta vizatova nga avulli
që në xhamat ishte shprëndarë
por kjo zemër s’pushonte së rrahuri
që kur sytë e tu n’ëndërr i kam parë.
Shiu dhe mëtej vazhdon të bie
e copëzat e borës e shoqërojnë
ajo buzëqeshje në mend më vie
ca pika shiu e lot faqeve shkojnë.
Kjo natë e ftohtë me shi dhe borë
më kujton portretin tënd përrallor
sado që e bukur ishe kur buzëqeshje
gjithçka u tret në portretin heshtje…
/www.QendraPress.com/