Fryma poetike e së dielës me poetin;-Zymer H, HALITI

VETËM NË TY ATDHE

(Kushtuar atyre që po e braktisin atdheun..)

————————————————-

Shkova,shëtita, disa qytete,shtete

kishte zhvillim,kulturë e qytetërim

por asnjë nuk më pëlqeu për vete

asnjë nuk ishte i bukur si atdheu im

Kishin rrugë,shkolla,fabrika,spitale

kudo ku isha kishte rregull,disciplinë

pashë të ndërtuar kudo dhe pallate

po asnjë s’më pëlqeu si në Prishtinë.

Vizitova lumenj,liqene,male, detëra

asnjë vërejtje s’pata çfarë të shtoj

mendoj se e bukur ishte atje jeta

por,përsëri në Kosovë dua të jetoj.

Kishte në ato shtete liri e demokraci

të drejtat e njeriut mirë respektohen

mbrëmjeve shëtitoret pleq e pak rini

por,t’gjitha këto vetëm këtu shijohen

/QendraPress/