Fryma poetike e së dielës me poetin;Arben RASHKAJ
FLASIN MASIN E THËRRASIN
(Protestë kundër fyerjeve ndaj UÇK-së)
————————————-
Thonë se kanë zbuluar eliksirin e dijes
Gjitho-llogët
Masin peshën e vlerës së njeriut
Tele-injorantët
Thërrasin se i kanë gjetur hajdutët e së ardhmës
Virtualo-matrapazët
Ka të ngjarë se nuk bëhesh person publik
Pa të sharë
Me nënë, gjyshër e shtërgjyshër
T’i shpallin tradhëtar
Ty që gjakun e shpërndave gjithë atdheut
Mbi dhe e në mal e mbi gurë
Ty që sytë mendjen gjakun gjymtyrët tënden qenje
Shfarosjes iu vure mur
Vuajtjes, robërisë në kalimin tek liria
Iu bëre urë
Flasin, masin e thërrasin
Zgërdhihen, përqeshin e bërtasin
Në parlament në samite e qeveri
Vrasësi, krimineli, hajduti
Dhe ai që nuk vdiqe në luftë je ti
Ti që naten rrije pa gjumë
Në acar në shi e furtunë në vëzhgim
Roje popullit dhe atdheut i bëje pa pushim
Sfidoje vdekjen dhe të pamundurën
Për ta sjellë lirinë
Tani lufta dhe betejat kanë mbaruar
Flasin, masin e thërrasin telestudiove
Gjithologët, tele-injorantët dhe virtualo-matrapazët
Vetëm ata që kanë vdekur kanë luftuar
Pa çka se plagët të rrjedhin kalb e gjak
Sot nuk je e nuk vlenë asgjë
Veç barrë e madhe e këtij shteti
Flasin, masin e thërrasin
I tërë mileti.
/www.QendraPress.com/