Fryma poetike e së dielës me poetin;Asllan MIFTARI

PO TË PRES ME MALL

————————————–

Ku je ngjitur dashuri…

A në qiell ke hipur shpirti im

Zbrit moj t’ i shoh ato sy të zi

Kësaj bote të acartë, t’ i japim pak ngrohtësi !

Ka ditë, muaj, ndoshta dhe vite pa mbarim

Po të pres me mall e pa durim

Ku ke humbur dashuri….

Aman eja…! – Eja shpirti im..!

Se ti do të zbresësh një ditë

E do të nisesh në rrugë veriu

Eja shpresa ime

Zemra më digjet si qiriu !

Ti do të vish në rrugë veriu

Dhe se është ftohtë e bën acar

Dashuria s’ njeh ngricë e ftohje

Trup e ndjenjë i ndez në zjarr !

Ti do të vish tek unë

Dhe se rruga është e gjatë

Dashuria kurrë s’ ndjen lodhje

E gjithmonë do të bëj uratë !

Unë gjithmonë do të bëj uratë

Se ti ndjenjat na i ndez zjarr

Ti sjell vitet e bukura të rinisë

Kur dashuronim si të marrë !

Ti do të nisesh drejt meje

Dhe unë s’ do të nguroj të pres

Ëndërrën e madhe që kisha për ty

Asnjëherë s’ do ta lë të vdes !

Ëndërrën e bukur e plot mall

Që ëndërroja gjithmonë për ty

Nuk do e lë të fluturoj diku gjetkë

Por do ta ngul thellë në gji !

Do ta ngul thellë në gji

Dhe nëse zemrën ma pushton

Me dhimbje ndoshta do të mbaj

Se ajo për ty rrënkon…!

Për ty rrënkon zemra

Por dhe trupi mbarë

Dashuria është ndjenjë

Nuk është lule e tharë !

Dashuria s’ është lule e tharë

Por as gënjeshtër e hipokrizi

Dashuria është lule e mbirë në shpirt

Që duhet ta vadisë çdo njeri !

Çdo njeri duhet ta vadisë

E ajo të mos thahet kurrë

Që heret në lashtësi ..

Asaj lavde i kanë thurë…!

Deri dje më thurje vargje

E më thoje jetoj për ty

Vallë ku u tretën fjalët

Ndjenjë e zemër më digjen si qiri !

Ka ditë e muaj që po të pres

Ndoshta vite pa mbarim

Më the për ty jetoj

Ku u tret i gjithë ai premtim…!

Ti do të vish tek unë e dashur

E me padurim do të pres

Por do t’ i vemë një pikë mbi “I”

Që ajo të mos tretet, si e pranverës vesë !

Ajo të mos tretet

Si e pranverës vesë

Të rrojë gjithmonë në ndjenjë

E kurrë në zemër të mos vdes !

Ajo kurrë në zemër të mos vdes

E të rrojë në pavdekësi

Mos na zhgënje e bekuar e Perëndisë

Botës t’ i përcjellim paqe e mirësi..!

./www.QendraPress.com/