Fryma poetike e së dielës me poetin;Bardhyl LONDO –

ATDHEU ËSHTË DHIMBJE

—————————————

Atdheu s’është sa sedilja e makinës tënde,

sa karrigia e zyrës,

sa dhoma komode.

A më dëgjon?!

Ti që me flamur të ri u gdhive në mëngjes,

për ta ndryshuar ndoshta

prapë në mbrëmje.

Atdheu s’është lojë kalamajsh.

Atdheu është dhimbje.

O Zot,

Dhimbje!

/www.QendraPress.com/