Fryma poetike e së dielës me poetin;Brahim AVDYLI
ZANAT E DETIT
1.
Sa të ik
përtej ujërave
nga bota çmendurake
lëkundjet e ujit
i dridhin
brigjet e këngës
e llapërçitem
mendimeve të degdisura
me etjen e gjërave
që nuk mund t`i them,
as për lotët e tharë
në bebëzat e kohës!…
2.
Befas
degdisen sirenat
deri te bregu i këngëve
apo përpëlitjeve
të pakuptimta
sizanat e valëve
e qeshen
me mendjet e tretura
nëpër fishkëllima vargjesh
syzanat…
3.
Zana uji
e zana të valëve
si zana të këngëve
me lot,
që përplasen kurdoherë
nëpër dallgë shpirti,
e nuk e di
a do të më marrin me vete
ndonjë ditë
e të më shpien
përgjithmonë
në detin e pafund të këngës!…
Hurden/SZ,
28.05.2020
/www.QendraPress.com/