Fryma poetike e së dielës me poetin;Brahim (Ibish) AVDYLI:

BALTA E FJALËVE

1.

Hoqa dorë

përkohësisht

nga njomësia e burrërisë

nga përdredhja apo lakadredha

përtej kodrave të mendimeve

nëpër valët e trembura të vargjeve,

edhe nëse bie shi

nga rreshtat e lënë

pamja pastrohet

nga ambienti i shpirtit,

hoqa dorë nga lagësitë e së kaluarës

se m‘i mbushte barkushet

me trishtim…

2.

Balta e fjalëve

para buzëqeshjeve të Diellit

trashet në vetvete

e bulojnë vargje të vogla

vargje të reja

me kokën e mbledhur

thënieve të mira,

pak nga pak hapen viset

rreth lartësive të rritjes

me dashurinë e padukshme të vetmisë…

3.

Tani e shoh

ardhmërinë e pandalur të qetësisë

nëpër këto çaste të mbetura

e ndonjëherë

i lutem Zotit të Madh

të shpëtoj botën e dhuntisë,

pandalur

ajr përkëdhelës i Dritës

do të jem

kur të ndodhen në Përjetësi

e në Arealin e Shpirtrave!…

/www.QendraPress.com/