Fryma poetike e së dielës me poetin:Demir RUSI
“BABALLARËT E KOMBIT”…
————————–
A meritoni ju, baballarë të kombit
Ju prototipa, të llumit e horrit
Kthyet tempullin, pistë gladiatorësh
Digjni shkatërroni, ç’tu vij për doresh
Keni ç’nderuat,përdhosur këtë vend
Lolo të kthyer,ç’më rrini në kuvend
Ç’faj ju kanë, karriget,o të paftyrë
Mbajnë bythën tuaj, të palarë,lëtyrë
Po të ketë qoftë, një me mend
Flakë ta kalli, këtë stallë kuvend
Një të mos shpëtoj, kërma të ktheheni
Atëherë të gjithë, çlirohemi nga ferri
Kot keni qenë, e fare kot jeni
Vetëm baballarë, s’meritoni tu themi
Duheni zbythur,urgjent shpërndarë
Në ka drejtësi, t’u çoj në litarë
Por ju me paq, e lutje nuk ikni
Bëni sikur, përplaseni e ziheni
Kërkoni të dukeni gjoja,për ne
Ju,të paskrupull, o të pa fe
O popull zgjohu, vetes dili zot
Mos prisni më, dita është sot,
Këtyre paraja, pasuria, zën syt ka
Nuk dijnë shpërfillin,as njohin fukara
Futuni,guxoni i merrni zvarë
Asnjë mos lini, qoft as për farë
Këta janë derra,të keq plagosur
Ditë mbaruar, gati në të sosur
/www.QendraPress.com/