Fryma poetike e së dielës me poetin;Fazli FERATI

Ç’RRËMBEHEM

——————————-

Eh ç’rrëmbehem e jepem

pas të bukurës

e kësaj bote

fantazisë

nga e paarritshmja

ndoshta…

në të arritshmen

Si pranvera që joshet

nga gjelbërimi, ngjyrat

e aromat e këndshme

si dhe nga cicërimat

e zogjve

Lajmëtarët e së bukurës

që nisin stinën

e pranverës

/www.QendraPress.com/