Fryma poetike e së dielës me poetin;Gazmend BEQAJ

ME SYTЁ PLOT ETJE

————————————

Duke ndjekur gjurmët e pasionit tё egёr,
me sytё plot etje u nisa te vendtakimi i vjetër…!

Kur shpirtin e vёrshojё malli
e si prush i gjallё mori zjarr trupi,
kur bleroi mali, çeli lule prilli
e lamё njё takim tё ri unё e ti

Pas shumё vjeshtash me shi
me shumё kujtime t’strukura n’gji
hajnisht shkova te vendi i vjetёr
me ёndjen e moçme tё fshehur n’zemёr

Shpupurisa etjen e zjarrit tё moshёs,
kapёrceva shtrёngata shpirti, shumё ligёsi,
shpёrfilla fjalёt e botёs, dredhitё e kohёs,
me ndrojtjen e heshtjes duke pritur tё vije ti…

As ty te unё, as mu te ti
asnjë udhё nuk na solli…
Nё vendtakimin tonё n’fshehtёsi,
dy tё rinj si pёr zili
bёnin dashuri
si dikur unё e ti!

/www.QendraPress.com/