Fryma poetike e së dielës më poetin;Gëzim AJGERAJ
SHI, BIE SHI MBI FJALËN
———————————–
fjalën e lan pa qiell
ia shpuan edhe kaltërsinë e mendimit
e ia nxinë edhe diellin
shi, bie shi arave të mendimit
s`la bereqet as metaforë
për filozofin e vargut
vërshuan përrocka e lumenjë
desh shkulën edhe brigjet e fjalës
me turrin kah deti i vargut
medet ç`hapsira të brishta
kan hapur nëpër kënetat e vjetruara të fjalës
kundërmon përsiatje e narracion
deti i fjalës u turbullua
sa edhe peshqit e mëdhenjë të mendimit
ikën heshtjes për në harrim
/www.QendraPrress.com/