Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ

PËR HERMETIZMIN NË VARGJE

————————————————

I thanë mjaft me artin e hermetizmit në vargje

Se këtë filozofi pak kush po e përqafon

Pos ndonjë mjeshtër i artit të thellë psikologjik

Bile ata që ia thanë edhe me inat

Se hermetizmi peshë e rëndë për poezinë

Shtoja edhe metaforat shumë kuptimore

I thanë se s’ka ç’të duhet hermetizmi në poezi

Sepse shumë i vështirë të përkthehet a zbërthehet

Aq më tepër në një tjetër gjuhë

E ata që i thanë për hermetizmin në poezi

Ishin përkthyes edhe të sllavistikës e albanologjisë

Edhe përkthyes certifikatash, se gati harrova

Një ditë një miku im e kishte gjetur enigmën

Erdhi tek unë e më tha:

Gjuhën që ti e përdorë herë pas here

Nuk e kupton lehtë pushteti e as përkthyesit

Që punojnë për atë

Qoftë i shenjt ky hermetizmi në vargje

shpeshherë na i ka shpëtuar edhe kokat

nga hienat e qiellit të fjalës

/www.QendraPress.com/