Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ

MALLKIM I KEQ
—————————
nëpër rropamën e djepit ia kishin kënduar këngën
bile në uratë ia kishin vizatuar edhe udhët e jetës
dhe rrezen e diellit që nuk do ta kapte kurrë
i tërë fisi po e shpërndante jehun e këngës
derë më derë i hapën portën kobit të saj
e madhe ishte ajo ëndërr plot shpresë
midis ninullës ia kishin fshehur kuptimin dhe fatkeqësinë
e së ardhmes së saj të kobshme
dikur misteri i sajë e trazoi tërë fisin
e qoi peshë e i dha arratinë dhe udhët
kush kah mundi e gjeti veten
tani më urata e sajë i ka mbyllur portat e fisit
e dikush mallkon çdo ditë mbi jehun e sajë
“Ti mu rritsh bir për kurbet”
Vjeshtë, 2023, Zvicër
/www.qendrapress.com/