Fryma poetike e së dielës me poetin;Gëzim AJGERAJ
AMULLI E HESHTJE
———————————-
kur s`ma dëgjoni zërin
me heshtjen kemi zënë paqe
është e kotë
nëpër hallakamë
të kërkosh
të dëgjohet fjala
në frontin me mullijt e erës
kot shkrep pushkën e fjalës
e kot përpjekja
të ndalosh furtunat
secili në Olimpin e vet
secili në caqet e veta, pa çka se nganjëherë
injoranca i ka pushtuar hapësirat
e brishta ballkanike
fjala ime bëhu gur
(qile gur gojën e thuaj një fjalë)
Le të pëlcas plaga ime
Dhimbja e fjalës sime
Le të pëlcas
Kësaj amullie
2024
/www.QendraPress.com/