Fryma poetike e së  dielës  me poetin;Gëzim AJGERAJ

VEGIMET E DHIMBSHME

————————————–

Ka një dekadë e më shumë

Një vegim

Përmallshëm më kthen

Atje tek porta e shtëpisë

E s’ më lërë të çmallem

E pata lënë ulur mbi gur

Si një siluetë plot mall

Kah po i ndiqte udhët e mia

E po i numëronte me gishta

Dekadat e largësive

Pa prit e kujtuar

Silueta u zhduk

Edhe plisi

Kërruta mbeti e varur tek hajati

E po i priste kthimet e mia

Plot thinja

Si bora e Sharrit mbi Vërri /www.QendraPress.com