Fryma poetike e së dielës me poetin;Hazir LUTA

DASHURIA E PARË,

ËSHTË DASHURIA E FUNDIT…

—————————————-

Në vargje e libra

Janë shfryrë shkrimtarë e poetë

Nga lypësi deri në mbret

Dashuria është e fshehtë.

Stuhitë e shpirtit prej mallit

I qetëson furia e përqafimeve,

Si në tela të kitares kur del kënga

Dhe e shuan mallin n’telat e zemrës.

Luftë kanë bërë gladiatorët

Me dashuri

Janë pasuruar edhe skamnorët

Nga dashuria kanë vdekë dashnorët.

Kanë bërë be e rrfe’ në dashurinë e parë

Dhe kanë dashuruar ku ta di sa e sa herë,

O njeri nëse pëlqeve Vjeshtën

Pse lakmove në Pranverë.

Dashuria e parë s’është ajo,

Është dashuria e fundit

Pas së cilës më nuk dashuron

Aty çelet zemra, aty mbyllet përgjithmonë.

HL /www.QendraPress.com/