Fryma poetike e së dielës me poetin;Ibrahim SKENDERI
E M B L E M Ë K O H E
——————————
Në shënim të 34 vjetorit
të Grevës historike të Minatorëve
DRITË NGA NËNTOKA
Si yje dolët nga nëntoka
Për ta denoncuar sketërrën
Me tri koka djalli
Që udhëhiqnin vallen
Pëllumbat ndiqnin
Dritën e Yjeve
Meteorë karbiti
Rrugën na e ndriçuan
Për t’i parë më mirë
Shtigjet e ardhmërisë!
/www.QendraPress.com/