Fryma poetike e së dielës me poetin;Luan SHESHI
RRËFENJË VERORE
————————-
Dielli rreze-përvëluar,
buzëqesh ballin djersitur,
deltë më deltë shtegtuar,
valë më valë ulur-ngritur…
Rëra bregut etur rrinë,
herë-herë gjysmë-lagur,
zhegut flladi shushurinë,
mekur buzët si i plakur…
Deti muzgut hekurosur,
sy-përhumbur nis të flë,
shtegut nata e marrosur,
gjuhët zgjat,gjurmë s’lë…
E mëngjesi rreze-artë,
mjegullon plot përtesë,
dita krojesh ujë-kristaltë,
udhë merr në paadresë…
/www.QendraPress.com/