Fryma poetike e së dielës me poetin;Maxhun OSMANAJ
Ti më dhe të drejtë
——————-
Ti më dhe të drejtë
të kapërcej dete,oqeane,qiej
mijëra kilometra të pafund
të të vij deri në pallatin
e ndriçuar të shpirtit tënd
të marr leje nga ati ynë,Zot
që të më ruaj rrugës
nga djajtë,ziliçarët,hipokritët
se frika s,kishte stacion askund
ju shkatërruat atë frikë
me çelësin që çele kullën e hekurt
të shkëmbit minierë
tani më prit,më prit
dhe s,di cilën lojë a melodi
jetës t,ia dhurojmë në atë takim
sa do të jetë e gjatë nata
mëngjesi do të na rrëfejë
se zemrës se copëzuar
mushtin e ëmbël do t,ia falim
të gjitha grykat dhe brigjet
në amfiteatrin e kohës
nga një melodi e padëgjuar asnjëherë
do t,i kthejmë në fusha pjellore
dhe fustani i kujtimeve të asaj nate
i ri, i freskët do të ruhet përherë
/www.QendraPress.com/