Fryma  poetike e së dielës me poetin:Murtez ASLLANI

DUART PUNËTORE

—————————–

Me këto duar

pallate kam ndërtuar,

me këto duar

tokën kam punuar.

Shumë faqe fletoreje

me duar i shkrova,

disa prej tyre

libra i botova.

Janë shumë të forta

stuhisë i kanë qëndruar

dhe kur ishte nevoja

pushkën kanë shtrënguar.

Po kjo dorë e mirë

edhe dhurata jep

dhe i gëzon

fëmijët në djep.

Me këto duar

lypësit kam ndihmuar,

dhe për çdoherë

ata janë falënderuar.

Ah, kjo dorë

sa shumë ka vlerë,

kur dru për dimër

siguron në verë!

Dikur armiku

duart i maltretoi,

por i zhgënjyer

nga këtu shkoi.

Të lumshin duart

është fjalë e artë,

gjithmonë përdoret

për njerëzit e aftë!

/www.QendraPress.com/