Fryma poetike e së dielës me poetin:Myrteza MARA
I DUA ZOGJTË
—————————–
I kam zili zogjtë,
për dashurinë,
me dritën e agimeve
puthen të parët.
Më dhimbsen zogjtë,
viktima grabitqarësh
pa një vend varri
ku të qajnë të gjallët!
I shoh zogjtë
përherë të ngopur,
përherë të uritur,
si buza e një vajze
që çahet e zhuritur.
I dua zogjtë
mbështjellë pafajësi…
Ah,
të ishim dhe ne pak zogj
do bëheshim
më shumë NJERI!
/www.QendraPress.com/