Fryma poetike e së dielës me poetin;Ndue KOLA
Loti
———————
Ç’ke qe qan vogëlushe
Lotët pse nuk te pushojnë?
Mos valle kuçedra e kuqe
Ujin e burimit te ka shteruar…
Ç’ke qe qanë vogëlushe
Lotët te gurgullojnë
Mos valle lodrat feminore
T’ ka grabitur kuçedra
Ç’ke qe qan vogëlushe
Mos valle diellin ta kane zënë
Retë e zeza te kuçedrës
E dritën e diellit s’po e lenë.
Ç’ke qe qanë vogëlushe.
Kush te ka idhnar?
Mos valle kuçedra
Me shtate koke
E asnjë zemër..
Ç’ke qe qan vogëlushe
Me lotët e tu si ar
Kjo kuçedër e kuqe
Babin e nenën ta kane ngrënë…
8 qershor 2024
/www.QendraPress.com/