Fryma poetike e së dielës me poetin;Përparim DIDA

E dua Pranverën

—————————–

Pse të mos e dua Pranverën ajo lulon,

ma ringjall buzëqeshjen më bën nurli,

Asaj i çel bukur lulja, flutura i nusëron.

ajo ka xixa xixëllonjash në muzgjet gri.

Pranvera mbart fllade në degë t’lisave,

me nj’ato fllade mikse aromash mbjell.

Manushaqje,karafili,bliri edhe mimoze

dhe bletët me nektarin i arojnë si diell.

P@Dida.1242.

/www.QendraPress.com/