Fryma poetike e së dielës më poetin;Qazim THAÇI

Takim me mikun  

———————————–

Kur  e takon Gëzimin e qindra librave

Takon dhembjen e Atdheut

Të ndarë në Alpet e largëta

Me mall të Pikëllimës si pikëtakim

Me shpirtin trazuar  për lirin e brishtë si trofe

Kur takon Gëzimin e sheh dhembjen e Kosovës

I rikujton demonstratat e lirisë nëpër Evropë

I rikujton helmimet , luftën e Vërrinit e kujton….

Kur e takon Gëzimin,lartësohesh në krijimtari ..

E mbush shpirtin ,me dhimbjen e pasluftës që e shkelën kush mundi

Takimi me Gëzimin mat mallin e Kosovës ,të Skenderit e Qerimit

Mat mallin e Tim  ati Sylës, derdhur dyerve të botës kurbetçare

Vetëm lojën symbyllas nuk e pranon se  e ka mësuar buka e hidhur

Përtej zërit e tokës ,e mallit të varreve, që janë kujtim i përbotshëm

Kur takon mikun si ky, takon shpirtin e  dhembjes 

takon frymën e atdhetarisë

/www.QendraPrress.com/