Fryma poetike e së dielës me poetin:Qazim THAÇI
Në udhëkryqet e Atdheut
——————————————
Mbi Pashtrik e mbi Pikëllim plisi borës
Në pranverën e vonë dhe vjeshtën e hershme
Kanë porosinë e lirisë, ilirishte dhe këngën
‘’Moj e bukura more’’,mos na vrit shpresën
Mos na vrit ëndrrën..për të bukurën Arbëri.
Gjallica ,në prehrin e sajë mat dhembjen
E ‘’Bregut të Pikëllimit’’të Teki Dervishit
Dhe dergj sëmundjen me Petrit Palushin në Kukës
Për të bukurën Arbëri ,si dhembja për Komandant
Abenë, që në bjeshkën e Junikut burrërohet në flakë bese
Ec e mos rikujto kodin e besës së dhënë të Bregdrinit
Ku At Gjeçovi shkruan Kanun për shqiptarinë
E qytetërimin e kohës e farkon në ari të kujtesës
Varret e krushqve në udhëkryqe të atdheut
Na kujtojnë jo pabesinë, por kujtimin e robërisë
E kënga prapë rikthen dhembjen mbi Arbëri.
/www.QendraPress.com/