Fryma poetike e së dielës me poetin:Qazim THAÇI/ Për sytë e atdheut duhet falur zemrën/

Për sytë e atdheut duhet falur zemrën

——————————————————-

Saherë mendojë sytë e tu, mas veten në rrugëtimin e jetës.

Edhe kur bora, në male nis e shkrihet, ëndërrojë  këngët e zanave.

Për të shtrenjtën liri,e Pikëllima brengoset për dashurinë e atdheut.

Se jo të gjithë  e duan, himnin, flamurin e as vetë lirinë e kësaj toke.

&               &              &             &

Porosinë e Havziut, e marrin nga Petrit Palushi në Kukësin gri

E kujtojmë Musine Kokalarin,dhe historinë në Burrel,si nxënës lirie.

E prapë Shqipërinë si kopsht me lule e ruajmë si kujtim të hidhur

Për ta dashur kombin,sa shumë ,dashuri e urrejtje i duhet secilit.  

&              &               &             &

Prizreni, rrugëtimin nuk e ka sosur vetëm tek besa e  besëlidhjes.

As nuk e ka vendos në ankand publik dashurinë  tek Ura e Djallit.

Për amanetin e atdheut,na shkruan Gëzimi e Skënderi nga diaspora.

Atdheu i ka sytë më të bukur  të kësaj bote, nëse ne ia falim zemrën.

/www.QendraPress.com/