Fryma poetike e së dielës me poetin;Qemal MEHMETI
SHI VJESHTE
———————–
Një shi i lehtë binte pa nda
ditë e zakonshme vjeshte,
rrugëve shiheshin pak kalimtarë
dhe qentë e rrugëve leshrashprishur të lagur deri në palcë.
Nuk e di pse kjo pamje më tundoi,
mendimet mi çregulloi.
Shiu i vjeshtës thonë është bereqet,
toka me padurim e pret.
Por,jo edhe zogu
me pendla të lagura qull,
që i vetëm kishte mbet’
mbi një degë pa asnjë gjeth
dhe trupi i dridhej si purtek.
Dhe deri sa shiu nuk pushonte,
e kuptova se sa me fat jam,
sepse, në këte të trazuar botë,
në këtë vjeshtë,
ka vende ku në vend
të shiut bien bomba mbi kokë,
që sjellin vdekje dhe lotë.
10.11.2023
/www.qendrapress.com/