Fryma poetike e së dielës me poetin;Refki RESHITAJ

PREHUNI NË PAQË

( Ripostim në tre vjetorin e ndarjës nga kjo jetë

të Avni Shabanit dhe Rexhep Kuçit)

———————————————-

Çpo ndodh me ty, Fazbuku im

Që deri dje t’kisha si ushqim

Tash n’çdo mëngjes kur t’hapi ty

Vaji do për t’më mbërthy!

Si i harrove çastet e gëzimeve

Na je shëndrrua në shtyllë të njoftimeve

Jo të atyre me lajme gazmore

Por, na njofton me ato mortore?!

Hiq më larg se sot në mesditë

Na solle lajme që s’i kam pritë

N’Ferizaj vdiq një gazetar

E në Therandë një humanitar.

Të dy i njihja, miq i kam pas

Nga dhembja zemra do të më plas

Avni Shabani koleg n’,,Rilindje”

Burrë shumë i mirë, n’vepra e bindje.

E Rexhep Kuçi, humanist therandas

T’bëme të mira i ka lënë pas

Ndihmoi të sēmurë e njerëz në nevojë

Zemër bujar dhe me përvojë!

Kush e kërkonte ndihmën e tij

Kurrë duarthatë s’eshtë kthyer n’shtëpi

Ndihma e tij kurrë nuk u sos

Punoi drejtor në ,, Handikos”.

Të dy e patën t’njejtin armik

Iu erdh pa pritmas, pa i’u trokitë

Dhe siç ndodhë shpesh me njerëz të mire

Na lanë kur e kemi më të vështirë?!

Mallkuar qofsh Covid i zi

Po na i merr njerëzit me kaq shpejtësi

Të ndalet kjo, o Zoti i vërtetë

Shpirti i tyre në paqe u prehtë!

Therandë, 16 dhjetor 2020

/www.QendraPress.com/