Fryma poetike e së dielës me poetin;Rudi BERISHA
Sonte…
—————————-
Sonte në këtë natë
Sa shumë po ndjej vetmi
Trupi ndjen shumë ftohtë
Sikur dheu që t’i bie përmbi.
Sonte nuk e shoh hënën
Që rri atje lart në qiell
Shikoj vetëm natën e errët
E cila, buzëqesh me mua!
Sa më djegë sonte ky zjarri
E shpirtin ma ka pushtuar
E dhimbjeve nuk iu bëjë ballë
Sa shumë plagët më kanë rënduar.
Kur të nisët mëngjesi që të vie
E nata të pushtohet më dritë
Unë i shtrirë në shtratin e heshtjes
Duke medituar për ty e dashur.
Por sonte vetëm nata më shoqëron
Rrugët e mia më janë bërë terr i zi
Kërkoj atje diku larg një copë dritë
Për shpirtin e vetmuar ndezët një qiri.
/www.QendraPress.com/