Fryma poetike e së dielës me poetin;Sabit RRUSTEMI
RRUGËS QË NUK SOSET
————————————–
Gjatë paraluftës së fundit
në një shitore të fshatit Lashtinë
ku për të blerë ndonjë gjë për nevoja të Shpisë
dilte herë pas here Metë Lashtina
hyn Vojë Milici sa për t’parë ç’po “bluhej” aty
Të rinj fshati
mbledhur më shumë për t’folur se sa për t’pirë
zunë të shikohen në sy
” athue kujt ia paska m’sy”.
E ai drejt e te Meta
si më i moçmi prej tyre
“K’ta t’rinjtë Met-o, nuk e dijnë
e po t’ves ty
prej kur keni ardhë k’tu me Shpi ?”
Nuk e priti këtë Metë Lashtina
ani prej një prishësi rendi në këtë tokë të lashtë
siç ishte ai
Me dorën e djathtë
e ndreqi pak më mirë plisin mbi kokë
të bardhë si Bora
dhe u kthye kah ai
“Po t’kallzoj, bre Vojë
masi m’vete
po k’tu mbrenda nuk kam qysh”
E kapi për krahu
e dolën jashtë
“Prej kur ai Diell qëndron atje lart
na prej k’tu poshtë ju kemi falur e lutur
për çdo ditë t’Lume
si sot”
Vojë Milicit nga ajo kohë e këndej
i humbi rruga para syve
e nuk e gjeti më
Mbi varrin e Metë Lashtinës
për çdo pranverë rinohet bari
Të rinjtë e paraluftës
tash si gjyshër
presin e përcjellin nipër e mbesa
rrugës që nuk soset
( 6 Nëntor 2023 )
/www.qendrapress.com/